UBT News

Mbretëresha e Danimarkës ua heq titujt mbretërorë katër nipërve e mbesave

Mbretëresha e Danimarkës, Margrethe II ua ka hequr titujt mbretërorë katër prej tetë nipërve e mbesave të saj, me shpresën se ata mund të jetojnë një jetë më normale, raportojnë mediat e huaja.

Fëmijët e djalit të dytë të monarkes, princit Joachim, nuk do të njihen më si princi apo princesha nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Princi Nikolai, 23-vjeçar, Felix, 20-vjeçar dhe Henrik, 13-vjeçar dhe Princesha Athena, 10-vjeçar, “mund të përdorin vetëm titujt e tyre si konte dhe konteshë të Monpezat” dhe do të trajtohen si ekselenca në të ardhmen.

Mbretëresha Margrethe njoftoi rreth vendimit të saj në një deklaratë të lëshuar nga familja mbretërore daneze të mërkurën./UBTNews/

Exit mobile version