Mbretëresha Margrethe, mbretëresha më jetëgjatë në fron e Evropës, kaloi nëpër kryeqytetin e Danimarkës të enjten me një karrocë të praruar në shënim të festës së Vitit të Ri pak para largimit të saj nga froni.
Mijëra njerëz brohoritën mbretëreshën gjatë kalimit të saj në rrugët e Kopenhagës, pavarësisht se vendi po përballet me erëra të forta, borë e stuhi. Ajo do të largohet nga froni më 14 janar pas 52 vitesh.
Monarkja 83-vjeçare do t’ia dorëzojë fronin djalit të saj më të madh, princit të kurorës Frederik. Kjo është dorëheqja e parë e tillë në monarkinë më të vjetër në pushtet në Evropë në gati 900 vjet./UBTNews/