Ajo është mbretëresha e bukurisë që ka më shumë pasuri se Mbretëresha Elisabeth. Dhe tani Kirsty Bertarelli është e divorcuara më e pasur në Britaninë e Madhe.
Daily Mail ka mësuar së fundmi se modelja dhe popstarja është divorcuar me bashkëshortin e saj miliarder Ernesto, me të cilin kishte 21 vite martesë dhe 3 fëmijë.
Një burim pranë familjes konfirmon se Ernesto dhe Kirsty Bertarelli tashmë janë të divorcuar, ndërsa marrëveshja është arritur gjatë verës.
Së bashku, ata ishin renditur këtë vit në vendin e 14 të personave më të pasur me 2.9 miliardë paund, pasuri që është më e madhe se prodhimi i brendshëm i vendeve si Bahamas, Brunei dhe Armenia.