Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, e ka cilësuar si një emocion të veçantë mbrëmjen artistike të Filharmonisë dhe Operës së Kosovës, ku u dha premiera e veprës “La Tempesta sul Lago” nga Domenico Bartolucci.
Nën drejtimin e mjeshtrit italian Jacopo Sipari di Pescasseroli, solistët Besa Llugiqi, Ivana Hoxha, Carlos Cardoso dhe Biagio Pizzuti ofruan një përvojë të paharrueshme, ndërsa koret e përgatitura nga Hajrullah Syla shtuan emocion dhe fuqinë e performancës.

Ky koncert paraprin prezantimin e Filharmonisë dhe Operës së Kosovës në Romë më 23 nëntor.
“Ishte një mbrëmje që tregon fuqinë dhe nivelin e artistëve e institucioneve tona kulturore dhe na mbush me krenari,” tha Ministri Çeku. /A.Z/UBT News/
