Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës ka njoftuar se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve do të jetë mbi gjysmë miliard euro.
Mickoski ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti, për pritjen e sotshme duke shpresuar për marrëdhënie akoma më të mira mes dy vendeve.
“Shpeshherë takohemi jashtë shteteve tona dhe shpeshherë bisedojmë për gjendjet në vendet tona. Njëkohësisht jemi të vetëdijshëm për sfidat dhe presionet rajonale. Çdoherë bashkërisht kolaudojmë se nëse punomë bashkë do të jemi më të fuqishëm me që uniteti është ai që fqinjët duhet t’i bëjë më të fuqishëm. As ne dhe as ju në momente të caktuara keni çdo gjë që ju duhet. Në ndonjë moment nuk e kemi ne e keni ju dhe e kundërta dhe kështu duhet të funksionojnë shtetet fqinje dhe të funksionojnë fqinjët siç jemi ne”, ka thënë Mickoski.
Kryeministi i Maqedonisë së Veriut tha se bashkëpunimi ekonomik me Kosovën është synim i dy vendeve që sipas tij do të jetë mbi gjysmë miliard euro.
“Gjatë takimit bilateral i përcaktuam me mikun tim të dashur një synim një qëllim këtë vit bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliard euro tregti midis dy vendeve tona në vitet që pasojnë në drejtim që bashkëpunimi ekonomik te jetë akoma më i madh meqë kjo do të na sjell benefite për dy shtetet e tona dhe jam i bindur se do t’ia dalim në këtë. Nga ana tjetër jam i lumtur që bashkërisht gjatë procesit të Berlinit firmosëm marrëveshje me çka formojmë treg të përbashkët që është mekanizëm i rëndësishëm për të gjithë ne me që tani kemi 17-18 milion treg të përbashkët. Nëse jemi bashkë akoma më shumë do të përfitojmë nga tregu edhe ne edhe ju si shtet”, tha ai.
Mickoski, ka përmendur edhe marrëveshjet të cilat sipas tij janë në pjesën e energjetikës dhe kalimet ndërkufitare.
Ai ka konsideruar se duke punuar bashkërisht do të avancojnë tutje marrëdhëniet miqësore.
“Sot do të nënshkruajmë marrëveshje në pjesën e energjetikës, në pjesën e rregullimit të kalimeve ndërkufitare. Do të jem i lumtur nëse për disa javë prej sot në vend të dytë të kemi një pikë të vendkalimit kufitar ku qytetarët që hyjnë e dalin nga vendet tona do të ndalen në një pikë kalimi e jo në dy dhe në këtë mënyrë të mos ketë rrëmuja nëpër kufi dhe të shkaktoj ndjenjë të pakëndshme në kalimet kufitare. Të kemi një pikë kufitare dhe të shpejtohet transferi i udhëtarëve meqë ne synojmë dejtë Evropës dhe pa kufij. Në pjesën e energjetikës mund të bashkëpunojmë si shtete. Këtë vit e përfundojmë procesin e ndërtimit të inerkonektorit jugor me Greqinë flas në pjesën administrative, nëse shkon siç duhet do të fillojë në pranverë jemi shumë të interesuar….. ti përforcojmë aktivitetet”, tha ai.
Kryeministri Mickoski, tha se ministrat e energjetikës në shumë çështje mund të gjejnë gjuhë të përbashkët në pjesën e shkëmbimit të energjisë elektrike.
Derisa edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kishe deklaruar se me Maqedoninë e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje vetëm bashkëpunim në shumë fusha.