Gjatë ditës së enjten në Parkun Memorial në Velani të komunës së Prishtinës janë mbjellë 123 drunj, donacion i NLB Bankës në kuadër të iniciativës “Ta duam dhe ta mbrojmë natyrën”.
Kryetari i Bordit udhëheqës të Bankës NLB, Albert Lumezi tha se përmes këtij donacioni kanë synim kryesor përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve.
Sipas tij, klientët e Bankës duke shfrytëzuar shërbimet elektronike, jo vetëm që kursejnë kohën e tyre gjate bankimit elektronik por kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit.
Duke shtuar se për këtë arsye Banka, për çdo përdorues të ri në platformat digjitale do të investoj në gjelbërimin e hapësirave publike.
“Pikërisht sot në këtë ditë kur shihet që vapa afrikane ka arritur edhe në Kosovë e shohim sa e qëlluar është iniciativa e Komunës së Prishtinës për gjelbërimin e këtij vendi në mënyrë që me e përballu këtë vapë shumë më lehtë”.
“Ne ju kemi bashkëngjite kësaj iniciative me qëllim me i arritur dy synime kryesore, synimi i parë është që të kontribuojmë në përmirësimin e kualitetit të jetës të gjithë qytetarëve tanë me gjelbërimin e këtij parku. Synimi i dytë është digjitalizimi i shërbimeve bankare. Me digjitalizim klientët e bankës e kursejnë kohën dhe mjetet financiare dhe gjithashtu kontribuojnë në mbrojtjen e ambientit. Çdo transaksion që kryhet hargjohen mesatarisht nga tri letra. Pra do përdoret më pak letër dhe do të prehen më pak drunj”.
Ndërsa zyrtari nga Drejtoria e Parqeve në Komunën e Prishtinës, Kastriot Muqolli është shprehur falënderues që kjo bankë i është bashkuar fushatës së komunës që çdo vit synon mbjelljen e 12 mijë drunjve të ri në kryeqytet.
Sipas Muqollit ky lokacion po bëhet parku i ri i qytetit me rreth katër donacione të investuara deri më tani.
“Ky është donacioni i katërt që e sjellim më Parkun Memorial. Është një park që po zhvillohet dhe ka me qenë një park i mirë për fëmijë, nëna e pleq, që në një mënyrë ka me qenë parku i ri i qytetit”, është shprehur ai.