Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 104 mijë e 986 raste pozitive me COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se 93 mijë e 528 persona të infektuar me COVID-19 janë shëruar, 2 mijë e 162 kanë vdekur si pasojë e COVID-19, kurse numri i rasteve aktive është 9 mijë e 296.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar dje se një pjesë prej 95 mijë vaksinave të premtuara nga Bashkimi Evropian do të vijnë javën e parë të muajit maj./UBTNews