UBT News

Mbi 88 mijë persona të vaksinuar në Kosovë, qytetarët po e marrin edhe dozën e dytë

Në Qendrën e vaksinimit, në sallën “1 Tetori”, po vijon vaksinimi i qytetarëve me dozën e parë dhe të dytën të vaksinës kundër COVID-1-, Pfizer dhe Astra Zeneca.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani janë 88 mijë e 400 qytetarë të cilët kanë marrë vaksinën kundër COVID-19.

Kurse vetëm gjatë kësaj të mërkure në qendrën e vaksinimit në Prishtinë dozën e dytë të vaksinës e kanë marrë 800 persona

Koordinatori i qendrës së vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi tha se sot janë vaksinuar mbi 800 persona me dozën e dytë të vaksinës. Ndërsa numri i përgjithshëm i të vaksinuare ka shkuar në 88 mijë

“Sot u vaksinuan 800 persona me dozën e dytë antiCOVID-19” tha Bardhi.

“Procesi i vaksinimit në sallën ‘1 Tetori’ dhe në nivel vendi është duke vazhduar. Aktualisht deri në këto qaste që ne flasim, kemi të vaksinuar mbi 800 persona me dozën e dytë të vaksinës, qoftë nga vaksina Pfizer apo AstraZeneca, ndërsa nëse flasim në nivel vendi deri më tani janë të dhëna gjithsej 88 mijë e 400 vaksina”, tha ai.

Qytetarët që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19, thonë se procesi i vaksinimeve me termine më i lehtë, meqë nuk po presin në rend.

Në 24 orët e kaluara në Kosovë janë vaksinuar 2 mijë e 805 persona.

Exit mobile version