Që prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri më tani në Kosovë Kosovës janë dhënë 1.814.540 doza të vaksinës. Ndërkohë që me dozën e dytë janë vaksinuar 816 mijë e 688 qytetarë, ndërsa janë dhënë 97.857 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Kështu bëhet e ditur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), teksa njoftuan edhe për 69 raste të reja me COVID-19.
E aktualisht në vend janë 1 mijë e 567 raste aktive me COVID-19.