UBT News

Mbi 8 mijë raste aktive me COVID-19

Më së shumti raste aktive janë shënuar sërish në Komunën e Prishtinës. Në kryeqytet aktualisht janë 1 mijë e 803 raste aktive me koronavirus.

Në vend sipas raportit të fundit të Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka pasur rënie të vdekjeve dhe rasteve të reja me COVID-19.

IKShPK të hënën raportoi për 6 vdekje dhe 48 raste të cilët kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Për parandalimin e përhapjes së COVID-19 institucionet shtetërore dhe shëndetësore kanë marrë vendimin për masa. Që nga 30 gushti qytetarët e Kosovës obligohen të respektojnë masat antiCOVID-19.

Masat antiCOVID-19 do të jenë në fuqi deri më 26 shtator.

Për t’u mbrojtur nga COIVD-19 është kërkuar edhe vaksinimi antiCOVID-19. Që nga procesi i vaksinimit e deri më tani janë dhënë janë dhënë 1.176.154 doza të vaksinës. Kurse, deri më sot 441.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Exit mobile version