Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.669.230 doza të vaksinës. Ndërsa, 781 mijë e 351 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19.
Tashmë është duke u dhënë edhe doza e tretë dhe përforcuese antiCOVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), njoftoi së fundmi për 33 raste të reja me COVID.
Aktualisht në vend janë 371 raste aktive me COVID-19.
Vetëm në Prishtinë janë 71 raste aktive me koronavirus.