Të paktën 70 mijë njerëz kanë lënë shtëpitë e tyre në provincën jugore Kherson të Ukrainës brenda një jave, tha të mërkurën një zyrtar pro-rus.
“Jam i sigurt se më shumë se 70 mijë njerëz u larguan brenda një jave qëkur u organizuan kalimet”, i tha Vladimir Saldo një kanali televiziv rajonal, duke iu referuar përpjekjeve të autoriteteve të rajonit që janë pro-Kremlinit për të zhvendosur banorët në zonat e kontrolluara nga Rusia në bregun e majtë të lumit Dnieper./UBTNews/