UBT News

Mbi 60 minuta shtesë u dhanë në katër ndeshjet e para të Kampionatit Botëror

Tashmë kanë kaluar dy ditët e para të Kampionatit Botëror të futbollit që po zhvillohet në Katar dhe janë zhvilluar katër ndeshje mjaftë interesante.

Në ndeshjen hapëse, Katari u mposht nga Ekuadori me rezultat 2-0, pastaj në ditën e dytë, Anglia e mposhti Iranin me rezultat 6-2, pastaj Holanda triumfoi ndaj Senegalit me rezultat 2-0 kurse me barazim y mbyll sfida ndërmjet ShBA-ve dhe Uellsit.

Por, ajo që mori vëmendjen në të gjitha këto ndeshje të zhvilluara deri më tani, është numri i lartë i minutave shtesë të dhënë nga gjyqtarët.

Në fakt, 10 minuta e 18 sekonda shtesë u luajtën në ndeshjen mes Katarit dhe Ekuadorit. Në ballafaqimin Holandë-Senegal u dhanë 12 minuta e 14 sekonda, pastaj 14 minuta e 34 sekonda në atë mes ShBA-ve dhe Uellsit, ndërsa plot 27 minuta lojë shtesë u zhvilluan në ndeshjen Angli-Iran, raporton KosovaPress.

Në total, në katër ndeshjet e para të Kampionatit Botëror janë dhënë 63 minuta e 66 sekonda.

Pra, çdo ndeshje e deritanishme në Kupën e Botës ka kaluar 100 minuta lojë dhe në lidhje me këtë çështje ka folur ish-gjyqtari i njohur Pierluigi Collina i cili ka thënë se kjo po bëhet dhe duhet të bëhet për yta rritur sa më shumë kohën aktive të lojës në fushë duke parë venesat e shumta që shkaktohen nga lojtarët gjatë 90 minutave të rregullta.

“Nëse doni më shumë kohë aktive, ne duhet të jemi gati për të parë këtë lloj kohe shtesë,” tha Collina.

“Ajo që ne bëmë tashmë në Rusi në vitin 2018 ishte llogaritja më e saktë e kohës për t’u kompensuar.Ne u thamë të gjithëve që të mos habiten nëse shohin gjyqtarin e katërt duke ngritur tabelën elektronike me një numër të madh mbi të, gjashtë, shtatë apo tetë minuta”, tha për “ESPN” kryetari i komitetit të arbitrave të FIFA-s.

Kampionati vazhdon sot me katër ndeshje të tjera mjaftë interesante në kuadër të grupeve C dhe D ku ballafaqohen:

Argjentina-Arabia Saudite

Danimarka-Tunisia

Meksika-Polonia

Franca-Australia

Exit mobile version