Në Brazil, numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në mbi 400 mijë, duke e bërë Brazilin vendin e dytë në botë për nga numri i rasteve të vdekjes, ndërsa vendi po përballet me programin e vaksinimit.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 3 mijë e 1 raste të vdekjes nga COVID-19.
Kongresi ka hapur një hetim mbi trajtimin e pandemisë nga Qeveria. Presidenti Jair Bolsonaro, i cili u shpreh hapur kundër mbylljes, po përballet me kritika dhe mbështetja ndaj tij po bie./UBTNews