UBT News

Mbi 344 mijë qytetarë kanë aplikuar për tërheqjen e 10% nga Trusti

Të premten ka filluar aplikimi për tërheqjen e 10% të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Nga Trusti thonë se 344 mijë e 328 persona kanë aplikuar për tërheqjen e 10% nga Trusti deri më tani apo 53.4%.

Sipas njoftimit nga Fondi i Kursimeve Pensionale, më së shumti qytetarët që kanë aplikuar për tërheqjen nga Trusti janë ata që mund të tërheqin mes 200 dhe 500 euro, pastaj ata që mund të tërheqin nga 500 deri 1 mijë euro dhe ata nga 100 deri në 200 euro./UBTNews

Exit mobile version