UBT News

Mbi 300 mijë veta raportohet se po ndjekin fluturimin e Pelosit drejt Tajvanit

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi është duke qëndruar për një vizitë në Azi.

Pelosi gjatë së martës turneun e saj e vazhdoi në Malajzi.

Derisa nga aty mediat tajvaneze dhe amerikane thonë se ajo ka në plan të vizitojë Taipein të martën mbrëma, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Fluturimin e saj, nga Malajzia që raportohet se është për në Tajvan janë duke e ndjekur në kohë reale mbi 300 mijë persona në Flightradar24.

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se Kina mund t’i përgjigjet vizitës së Nancy Pelosit në Tajvan me provokime ushtarake.

Kjo mund të përfshijë gjuajtjen e raketave pranë Tajvanit, ose aktivitete të tilla në shkallë të gjerë ajrore ose detare, tha zëdhënësi John Kirby.

Ndryshe, kryeministri i Tajvanit, Su Tseng-chang ka thënë se mirëpresin çdo mysafirë të huaj.

Tajvani është një ishull i vetëqeverisur, por Kina pretendon se është një provincë e shkëputur nga ajo.

Pekini ka paralajmëruar për “pasoja të rënda” nëse Pelosi shkon për vizitë.

Ndërsa ShBA-ja ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me Kinën dhe jo me Tajvanin. Por e përkrah pavarësinë e Tajvanit dhe e konsideron si një shtet.

Exit mobile version