UBT News

Mbi 30 shtete bëjnë thirrje t’iu ndalohet pjesëmarrja në gara atletëve rusë e bjellorusë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbi 30 vende të tjera po mbështesin propozimin për t’ua ndaluar konkurrimin në sportet ndërkombëtare sportistëve rusë dhe bjellorusë. Kështu thuhet në një deklaratë të përbashkët që u publikua në faqen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, të hënën.

Shtetet sikurse Britania e Madhe, Kanadaja dhe pjesa më e madhe të Evropës – i kërkuan Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) të rishqyrtojë vendimin e muajit të kaluar për të krijuar një mundësi për atletët rusë dhe bjellorusë për të marrë pjesë si “atletë neutralë” në Lojërat Olimpike të Parisit, që do të mbahen vitin e ardhshëm. Por në deklaratën që u publikua nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thuhet se nuk ka asnjë arsye praktike për të mos i përjashtuar ata.

Me rekomandimin e mëparshëm nga IOC, atletëve rusë dhe bjellorusë aktualisht iu ndalohet pjesëmarrja në gara nga shumë federata sportive pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe ndihmës së Bjellorusisë në luftë./UBTNews/

Exit mobile version