UBT News

Mbi 3 mijë të vaksinuar brenda 24 orëve në Kosovë, ndërsa vetëm 238 raste aktive me Covid-19 gjithsej

Në Kosovë po vazhdon procesi i vaksinimit kundër COVID-19, ku vetëm gjatë 24 orëve janë vaksinuar 3 mijë e 205 persona.

Deri më tani janë vaksinuar me dozën e parë 102 mijë e 598 persona, ndërkaq me dozën e dytë janë vaksinuar 11 mijë e 19 persona.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se brenda një muaji pritet të bëhet vaksinimi i 320 mijë qytetarëve.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Kosovë janë vetëm edhe 238 raste aktive me coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 119 pacientë me COVID-19.

Në këtë njoftim po ashtu thuhet se në total numri i rasteve aktive është 238.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 12 raste të reja me koronavirus.

Exit mobile version