Në Kosovë po vazhdon procesi i vaksinimit kundër COVID-19, ku vetëm gjatë 24 orëve janë vaksinuar 3 mijë e 205 persona.
Deri më tani janë vaksinuar me dozën e parë 102 mijë e 598 persona, ndërkaq me dozën e dytë janë vaksinuar 11 mijë e 19 persona.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se brenda një muaji pritet të bëhet vaksinimi i 320 mijë qytetarëve.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Kosovë janë vetëm edhe 238 raste aktive me coronavirus.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 119 pacientë me COVID-19.
Në këtë njoftim po ashtu thuhet se në total numri i rasteve aktive është 238.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 12 raste të reja me koronavirus.