UBT News

Mbi 26 milionë raste me COVID-19 në Indi

Medical staff wearing PPE suits (Personal Protection Equipment) transfers a Covid-19 coronavirus patient to a ward at a hospital in New Delhi on May 18, 2021. (Photo by Sajjad HUSSAIN / AFP) (Photo by SAJJAD HUSSAIN/AFP via Getty Images)

259 mijë e 551 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar të premten në Indi, duke e çuar numrin total të rasteve në mbi 26 milionë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 26 milionë e 31 mijë e 991.

Në Indi janë regjistruar 4 mijë e 209 raste të reja të vdekjes. Numri total i viktimave ka shkuar në 291 mijë e 331.

Në total, 191.8 milionë doza të vaksinave janë administruar në tërë vendin prej kur ka filluar fushata e imunizimit më 16 janar. Vetëm të enjten janë shpërndarë 1 milion e 456 mijë e 88 doza të vaksinave./UBTNews

Exit mobile version