Cristiano Ronaldo ka lançuar dje kanalin e tij zyrtar në YouTube, dhe për një gjysmë dite ka arritur mbi 11 milionë abonues, me numrin aktual që ka arritur në 14 milionë dhe vazhdon të rritet.
Futbollisti portugez ka ngarkuar deri tani 19 video, ku më e klikuara ka arritur 7,5 milionë shikime në vetëm 12 orë. Ronaldo, 39 vjeç, e zyrtarizoi hapjen e kanalit përmes një postimi në rrjetet sociale, duke thënë: “Pritjes i erdhi fundit.
Kanali im në YouTube më në fund arriti! SIUUU abonohu dhe m’u bashko në këtë rrugëtim të ri.” Ai ka gjithashtu 112,6 milionë ndjekës në X, 170 milionë në Facebook dhe 636 milionë në Instagram./UBTNews/