Procesi i vaksinimit masiv në Kosovë po shkon mirë dhe se vetëm sot në nivel vendi janë vaksinuar mbi 4 mijë qytetarë, ndërsa nga fillimi i këtij procesi të nisur në fund të marsit e deri më sot janë imunizuar mbi 110 mijë qytetar.
Koordinatori i qendrës së vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë thotë se vetëm sot në këtë qendër janë vaksinuar mbi 400 persona.
“Mbi 110 mijë qytetarë janë vaksinuar deri më tani”, tha Bardhi.
Bardhi njoftoi se krahas të moshuarve mbi moshën 65-vjeç dhe atyre me sëmundje kronike tashmë po vaksinohen edhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ata të Policisë së Kosovës.
Prioritet për këtë kategori kanë ata që janë me sëmundje kronike.
Edhe zyrtarisht dje ka nisur procesi i vaksinimit masiv në vend. Krahas përgatitje, ministri i Shëndetësisë njoftoi dje se deri në fund të këtij muaji do arrijnë dozat e para nga kontrata e kontraktuar me Pfizer. MSh po synon që deri në 500 mijë qytetar në muaj t’i imunizoj kundër koronavirusit.