UBT News

Mbi 1.3 milion njerëz shprehën interes për gjuhën ukrainase në shenjë solidariteti me Ukrainën

Aplikacioni për mësimin e gjuhëve, Duolingo Inc njoftoi se mbi 1.3 milion njerëz shprehën interes për mësimin e gjuhës ukrainase pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të këtij viti, në shenjë solidariteti me Ukrainën.

Sipas raportit, numri i njerëzve që studiojnë gjuhën ukrainase në Gjermani dhe Poloni është rritur mbi 1600% krahasuar me vitin e kaluar. Kompania njoftoi se rritja e numrit të nxënësve ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar e listoi këtë gjuhë në vendin e 17-të nga 20 gjuhët më të njohura.

Gjuha ukrainase konsiderohet si gjuhë me rritjen më të shpejtë në vendet larg konfliktit si Argjentinë, Vietnam dhe Japoni. Ndërsa Irlanda kryeson listën e vendeve me rritjen më të madhe të njerëzve që studiojnë gjuhën ukrainase./UBTNews/

Exit mobile version