Ministrja Haxhiu takoi mbasadorin austriak Christoph Weidinger
Mnistrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu priti në takim Ambasadorin austriak Christoph Weidinger me ç’ rast e informoi më gjerësisht rreth prioriteteve të Ministrisë.
Ambasadori austriak, z. Christoph Weidinger e uroi ministren Haxhiu për detyrën e saj, si dhe ofroi mbështetjen e ambasadës austriake, në mënyrë që ligji dhe drejtësia në Kosovë të shtrihet gjithandej tek qytetarët, pa dallim.
Vullnet dhe gatishmëri për bashkëpunim edhe në të ardhmen u shpreh nga të dy palët.