Kitty Spencer dhe Michael Lewis u martuan në një ceremoni luksoze në Villa Aldo Brandini në Frascati, në qytetin e Romës, gjatë fundjavës.
Mbesa e Princeshës Diana ka shtangur të gjithë me një fustan të markës Dolce dhe Gabbana ndërsa u martua me të dashurin e saj manjat miliarder – i cili është më shumë se dyfishi i moshës së saj!
Kitty Spencer, 30 vjeç dhe Michael Lewis, 62 vjeç, u martuan në kështjellën italiane të shekullit të 17-të të shtunën, pas një lidhje prej 3 vitesh.
Nusja, e cila është vajza e Earl Spencer dhe gruas së tij të parë Victoria Lockwood, veshi më shumë se një fustan për rastin, të cilat ishin krijuar posaçërisht për ditën e saj të madhe.
Lady Kitty është kushërira e parë e Princit William dhe Princit Harry, por vëllezërit dhe partneret e tyre Kate Middleton dhe Meghan Markle nuk morën pjesë në ceremoni.
Ajo ishte mysafire në të dy dasmat e tyre./UBTNews