UBT News

Mbappe shënjestrohet nga Barcelona

Ekipi nga Spanja, Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, nëse ndërrohet presidenca e klubit.

Mund të duket e pamundur si lëvizje pasi që Mbappe ka qenë gjithmonë i lidhur me një kalim te rivali i Barcelonës, Real Madridin, mirëpo jo e parealizueshme.

Los Blancos janë favorit për të nënshkruar me yllin francez, mirëpo thuhet se transferimin e Mbappes Barcelona e sheh si një mundësi për të mbushur boshllëkun e lënë nga shitja e Suarez-it tek Atletico Madridi.

Sipas gazetës AS, kjo lëvizje mund të ndodhë nëse Victor Font zgjidhet president i ri i Barcelonës, si nënshkrim që do të përmirësonte reputacionin e klubit./UBTNews

Exit mobile version