Kampionët e botës kanë dështuar në fazën e parë të eliminimit direkt në Euro 2020. Zvicra arriti që të fitonte me 11-metërsh përballë Francës, pas gabimit nga pika e bardhë të Mbappe.
Kylian Mbappe reagoi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Instagram, ku për të shprehur trishtimin e thellë për eliminimin, kishte zgjedhur dy foto të tijat pas gjuajtjes së penalltisë, me lojtarët e Zvicrës në sfond, të cilët kanë vrapuar për të festuar fitoren.
“Më vjen keq për humbjen e penalltisë. Doja të ndihmoja ekipin, por nuk munda. E di që jeni zhgënjyer, por dua t’iu falënderoj për mbështetjen tuaj dhe besimin”, shkroi futbollisti.
Ndërsa theksoi se gjëja më e rëndësishme është ringritja më i fortë për sfidat e ardhshme, i të njëjtit mendim ka qenë dhe trajneri, i cili u shpreh në një intervistë pas ndeshjes Francë-Zvicër se nëse humbin, humbin të gjithë si skuadër dhe faji nuk mund t’i delegohet vetëm një lojtari.
Në fund të postimit të tij, Kylian Mbappe ka uruar Zvicrën për fitoren.