Kylian Mbappe është shprehur në lidhje me performancën e tij në ndeshjen gjysmëfinale të Europianit, ku Franca u përball me Spanjën dhe u përjashtua nga turneu.
Ai u shfaq si hija e vetvetes në këtë ndeshje, duke kontribuar me një asist për golin e Kolo Muani në minutat e para dhe më pas duke u zhdukur në fushën e blertë.
Mbappe pranoi se ndeshja kundër Spanjës ishte një dështim personal për të. Ai shprehu keqardhjen se nuk ishte në nivelin e tij të zakonshëm dhe se kjo ka qenë një delikatësi e madhe për të në këtë Europian. Megjithatë, ai vlerësoi mundësinë për të mësuar nga kjo përvojë dhe për të nisur një periudhë të re pasi të ketë marrë pushime për të rikarikuar energjitë.
“Në futboll je i aftë dhe i mirë ose jo, dhe këtë radhë unë nuk isha i tillë… Doja të shpallesha kampion Europë, por Europiani im ishte i dështuar. Tani do të nisem për pushime për të karikuar energjitë dhe për t’u bërë gati për fillimin e një jete të re”, theksoi 25-vjeçari, autor i vetëm një goli në Euro 2024.
Mbappe aktualisht është lojtar i Real Madridit, pas transferimit të tij nga PSG si lojtar i lirë. Ai ka nënshkruar një kontratë deri në verën e vitit 2029 me klubin spanjoll./UBTNews/