Kylian Mbappe refuzoi të jepte një përgjigje të qartë për të ardhmen e tij në Paris Saint-Germain pas humbjes së tyre në Ligën e Kampionëve ndaj Bayernit.
Reprezentuesi francez pati një paraqitje mesatare në ndeshjen e kthyese pasi Bayerni fitoi me rezultat 2-0 në “Allianz Arena”. PSG është eliminuar nga ky kompeticion në fazën e 1/16-të për herë të pestë në shtatë vjet, me Mbappen që nuk ia doli t’i frymëzojë ata drejt suksesit pasi refuzoi kalimin te kampioni aktual i Ligës së Kampionëve, Real Madridi verën e kaluar.
Fituesi i Kupës së Botës 2018 ka këmbëngulur se ai mbetet i përkushtuar ndaj PSG-së dhe tani do të fokusohet në mbrojtjen e titullit të Ligue 1, por nuk ka folur për qëndrim afatgjatë në PSG.
Kur u pyet për të sqaruar të ardhmen e tij përtej këtij sezoni, Mbappe u tha gazetarëve:
“Jo, jo, jam i qetë. E vetmja gjë që ka rëndësi për mua këtë sezon është të fitoj tani Ligue 1 dhe pastaj të shohim. Për momentin, unë jam duke folur vetëm për këtë sezon. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi për mua”, theksoi ai.
Ai pranoi se lojtarët janë të zhgënjyer me këtë eliminim, por pranoi se Bayerni është skuadër e fuqishme.
“Jemi të zhgënjyer. Kështu është, duhet të vazhdojmë, të përpiqemi t’i sfidojmë të gjithë. Nuk na ka munguar shumë kur shikojmë në gjendjen e dy skuadrave, por ata kanë një ekip të ndërtuar për të fituar Ligën e Kampionëve. Në fillim të sezonit, gjatë konferencës së parë për shtyp të Ligës së Kampionëve, thashë se do të bënim më të mirën dhe e kemi bërë këtë”.
Sulmuesi do të kthehet në aksion kundër Brest në Ligue 1 të shtunën, me PSG-në aktualisht është tetë pikë larg vendit të dytë në krye të tabelës.