UBT News

Mbappe në superformë, Franca e mposht Suedinë 3:0 në Botëror

Franca ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës pasi mposhti bindshëm Suedinë me rezultat 3:0, në ndeshjen e zhvilluar në natën mes të martës dhe të mërkurës.

Ylli francez Kylian Mbappe ishte sërish vendimtar, duke realizuar dy gola, ndërsa Bradley Barcola vulosi fitoren me golin e tretë. Ousmane Dembele asistoi në golin e parë të Mbappes, ndërsa Michael Olise kontribuoi me asistime në dy golat e tjerë.

Me këtë paraqitje, Mbappe ka arritur në kuotën e gjashtë golave në këtë edicion të Botërorit, duke ndarë vendin e parë në listën e golashënuesve me Lionel Messin. Në total, sulmuesi francez ka shënuar 18 gola në Kampionatet Botërore, vetëm një më pak se rekordi prej 19 golash i Messit.

Franca konfirmoi edhe një herë statusin e saj si një prej favoriteve kryesore për triumfin në Kupën e Botës dhe në fazën e 1/8 së finales do të përballet me Paraguain.

D,L

Exit mobile version