Kylian Mbappe ka shkëlqyer në fitoren e Real Madridit ndaj Atalantës, duke shënuar golin e tij të 50-të në Ligën e Kampionëve. Ky gol i ka hapur rrugën ekipit drejt triumfit dhe e ka shtuar edhe më tej rekordin e tij personal në kompeticionin më të rëndësishëm të Europës për klubet.
Që nga debutimi i tij në sezonin 2016-2017, sulmuesi francez ka kontribuar në gjithsej 74 gola në Ligën e Kampionëve, me 50 gola dhe 24 asistime. Ky është një arritje e jashtëzakonshme për Mbappen, që vetëm Robert Lewandowski ka më shumë gola (69 gola dhe 11 asistime) ndër lojtarët aktivë.
Mbappe ka arritur këtë shifër të jashtëzakonshme në moshën 25 vjeç e 356 ditë, duke u bërë lojtari i dytë më i ri që arrin 50 gola në këtë kompeticion, pas Lionel Messit.
Megjithatë, momenti i gëzimit për Mbappen ka ardhur me një shqetësim fizik. Pas golit të tij të 50-të, ai ka kërkuar të zëvendësohej në minutën e 35-të të ndeshjes për shkak të një problemi në pjesën e pasme të kofshës së majtë, duke ngritur dyshime për mundësinë e një lëndimi të mundshëm.
Kjo ka shtuar shqetësimet për dëmtimet e shumta që kanë përfshirë skuadrën e Real Madridit. Deri tani, 27 lojtarë janë raportuar të kenë kaluar për trajtim në infermieri gjatë muajve të fundit, përfshirë emra të rëndësishëm si Mendy, Camavinga, Carvajal, Militao dhe Alaba. Ancelotti shpreson që ylli francez të rikuperohet shpejt dhe të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme./UBTNews/