UBT News

Mbappe mbërrin në Madrid, prezantimi spektakolar në Santiago Bernabeu

Kylian Mbappe ka mbërritur në Madrid, duke nisur zyrtarisht aventurën e tij si lojtar i Real Madridit. Francezi u pa të mbërrinte në kryeqytetin spanjoll në një makinë, duke shkaktuar entuziazëm të madh te tifozët dhe mediave sportive.

Mbappe do të prezantohet zyrtarisht në stadiumin Santiago Bernabeu të martën, më 16 korrik, në ora 12:00. Prezantimi pritet të jetë një ngjarje spektakolare, me të gjitha biletat e shitura dhe pritshmëri të mëdha për shfaqjen e tij para tifozëve të Real Madridit.

Transferimi i Mbappe tek Real Madrid është bërë si lojtar i lirë, me një bonus nënshkrimi prej 100 milionë eurosh, duke e bërë atë një nga transferimet më të shtrenjta dhe më të vlerësuara në historinë e futbollit. Kontrata e tij me klubin spanjoll përfundon në vitin 2029, duke e bërë atë një nga investimet kryesore të klubit për të ardhmen e afërt./UBTNews/

Exit mobile version