Real Madridi po vazhdon të punojë për marrëveshjen e Kylian Mbappé me besim të plotë edhe pse ende nuk është mbyllur asgjë.
“Los Blancos” besojnë se Mbappé me të vërtetë dëshiron ta bëjë këtë hap në karrierën e tij, por ka ende shumë punë për t’u bërë.
Vendimi zyrtar nga ana e lojtarit pritet së shpejti pasi lojtari është duke zgjidhur problemet me skuadrën franceze.
Ka një pakt zotërinjsh mes Kylian dhe presidentit të PSG që nga gushti pasi Mbappe pranoi të mos merrte bonus besnikërie prej 80 milionë euro në rast se ai largohet.
Nëse Mbappe do të vendoste të nënshkruante për Realin, paga do të duhej të ishte dukshëm më e ulët se ajo e ofruar në vitin 2022.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, PSG ka përgatitur tashmë planin e tyre rezervë, në rast se Mbappé vendos të largohet dhe në këtë plan ajnë disa nënshkrime të rëndësishme.