Vetëm nëntë ditë para fillimit të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, Kylian Mbappe ka bërë disa deklarata shokuese për “Sport Illustrated”.
Sulmuesi francez zbuloi një detaj i cili daton në kohën e eliminimit të Francës nga Kampionati Evropian.
Mbappe e humbi penalltinë vendimtare në fazën e eliminatoreve kundër Zvicrës dhe ishte kritikuar ashpër nga populli francez. Urrejtja e madhe ndaj tij në disa raste kishte arritur në pikën më të ulët, tha ylli i Paris Saint-Germain, i cili edhe e pranoi se ishte shumë afër që të largohet nga Kombëtarja e Francës.
“I thash vetës sime që unë nuk mund të luaj për njerëz që mendojnë se unë jam majmun. Por pastaj unë reflektova me të gjithë njerëzit që luajnë krahë meje dhe që bëjnë tifo për mua, dhe të heqë dorë nuk do të ishte një mesazh i mirë, sepse unë mendoj se jam një shembull për të gjithë”, tha Mbappe.
“Kjo është Franca e re, për këtë gjë nuk hoqa dorë nga ekipi i kombëtares. Sepse është një mesazh për gjeneratat e reja. Ne jemi më të fortë se këto gjëra”, shtoi më tej Mbappe.