UBT News

Mbappe: Do të jem edhe këtë sezon në PSG

Ylli francez, Kylian Mbappe, në një intervistë për TNT Sports ka folur mbi të ardhmen e tij, duke thënë se ai do të qëndrojë edhe për këtë sezon në Paris Sain-Germain.

“Jam këtu, jam akom këtu dhe kështu do të jetë edhe për këtë sezon”, është shprehur Mbappe, shkruan TNT Sports, transmeton Klankosova.tv.

Por, Mbappe tha se gjëra dhe sfida madhore po vijnë në vijim, duke aluduar për një kalim të shumëpërfolur tek Real Madridi.

“Tani ka shumë gjëra dhe sfida madhore dhe unë kam folur tashmë për këto sfida”, ka thënë Mbappe.

Exit mobile version