Ylli kosovar, Edon Zhegrova, ka marrë një dhuratë të veçantë nga sulmuesi francez Kylian Mbappe. Zhegrova pranoi një fanellë të Real Madridit, e cila është e bardhë dhe ka numrin 9, e nënshkruar nga vetë Mbappe.
Ky akt erdhi pas transferimit të yllit francez në “Santiago Bernabeu” gjatë verës nga Paris Saint-Germain. Zhegrova shprehu mirënjohje për dhuratën përmes një postimi në “Instastory”, ku shkroi: “Faleminderit shoku im, Kylian Mbappe”.
Kjo dhuratë ka bërë jehonë në rrjetet sociale, duke theksuar miqësinë dhe respektin mes dy lojtarëve./UBTNews/