UBT News

Mbappe akuzon PSG-n për keqpërdorim të imazhit

Këtë të enjte, PSG publikoi videon e re të fushatës së ri-abonimit në të cilën Kylian Mbappé është figura kryesore.

Më publikimin e kësaj video nuk është pajtuar fare sulmuesi francez i cili ka reaguar duke e akuzuar klubin e tij për keqpërdorim të imazhit.

“Sapo pash që jam përfshirë në lancimin e fushatës së ri-abonimit të klubit për sezonin 2023/2024. Në asnjë moment nuk jam informuar për përmbajtjen e intervistës me bashkëbiseduesin tim. Dukej si një intervistë bazë gjatë një dite marketingu të klubit”, thotë Mbappé në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Ai e thotë hapur se nuk është dakord me këtë video.

“Nuk jam dakord me këtë video të publikuar. Kjo është arsyeja pse unë luftoj për të drejtat individuale të imazhit. PSG është një klub i madh dhe një familje, por sigurisht që nuk është Kylian Saint-Germain”, ka shkruar ai.

Derisa PSG po kalon nëpër një seri negative të rezultateve, kjo do të jetë një polemikë e re për t’u menaxhuar, e cila padyshim po kalon një periudhë shumë të komplikuar.

Exit mobile version