Aurela Hoxha është larguar nga Shqipëria për të nisur një jetë të re në Spanjë.
Modelja ka krijuar një linjë bikini dhe ka organizuar sfilata me modele shqiptare e të huaja jashtë vendit.
Për sa i përket angazhimeve në jetën e saj profesionale të gjithë kemi informacione, por nga jeta private e modeles dihet shumë pak.
Në rrjet po qarkullonte prej kohësh lajmi se modelja ishte shtatzënë për herë të parë, ndërsa tani ka vendosur ajo vetë t’i japi fund këtij “sekreti”, duke publikuar foto me të porsalindurin.
Ndryshe, më herët ishte përfolur se Aurela ishte ndarë nga i dashuri i saj miliarder nga Miloti, Albani.