Negociatorët nga pothuajse 200 vende do të takohen në Bon të Gjermanisë të hënën për bisedimet rreth klimës.
Konferenca do të jetë përgatitje për një raund të ri të bisedimeve të mëdha të Kombeve të Bashkuara më vonë këtë vit në Egjipt.
Do të jetë gjithashtu një shans për të testuar vendosmërinë e kombeve që përballen me një katalog krizash, duke përfshirë përshkallëzimin e ndikimeve klimatike, tensionet gjeopolitike, gjakderdhjen në Ukrainë dhe kërcënimin e një krize shkatërruese globale ushqimore.
Qeveritë e kanë pranuar tashmë se ndryshimi i klimës është një kërcënim serioz për njerëzimin dhe planetin, dhe kanë mbrojtur veprime të menjëhershme për të ulur emetimet e karburanteve fosile dhe për t’u përgatitur për ndikimet e përshpejtuara të ngrohjes.
Bota është ngrohur gati 1,2 gradë Celsius deri më tani – mjaftueshëm për të sjellë valë vdekjeprurëse të të nxehtit, përmbytje dhe stuhi të përkeqësuara nga rritja e deteve.
Ndërsa konferenca në Bon është një takim kryesisht teknik që synon përgatitjen për takimet në Egjipt.
Premtimi prej 100 miliardë dollarësh në vit nga viti 2020 për t’i ndihmuar vendet e pambrojtura të përshtaten me një botë që po ngrohet ende nuk është përmbushur.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres javën e kaluar paralajmëroi se pushtimi rus i Ukrainës rrezikonte ngadalësimin e veprimeve për të luftuar krizën klimatike.
Vitin e kaluar në Glasgow, vendet bënë premtime për të ulur emetimet e metanit, për të ndaluar shpyllëzimin dhe masa të tjera që teorikisht mund të kufizojnë ngrohjen nën 2 gradë Celsius./UBTNews/