UBT News

Mbahet koncerti “Ti nuk je vetëm”, si ndërgjegjësim për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit

Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, në mbrëmjen e së dielës në Gjilan u mbajt koncerti “Ti nuk je vetëm”, si ndërgjegjësim për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Me masa anti-COVID-19, në sallën e teatrit të qytetit kanë marrë pjesë personalitete të rëndësishme të jetës politike, të fushës së mjekësisë, kulturës e qytetarë të shumtë.

Komuna e Gjilanit njofton se të pranishmit kanë parë performancën fantastike të sopranos së Teatrit të Operës së Tiranës, Eva Golemi, të shoqëruar nga Genita Hoxha – piano dhe Mario Guralumi – violincelo.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani, pasi falënderoi kreun e Gjilanit, Lutfi Haziri, për mbështetjen e ofruar në kalendarin e aktiviteteve për nder të muajit tetori rozë, ka thënë ky është kulmim i aktiviteteve në kuadër të shënimit të muajit rozë, duke shpresuar se sado pak kanë ndikuar në ndërgjegjësim për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Fushata “Ti nuk je vetëm”, përmbyllet më 30 tetor me një ligjëratë këshilluese, e cila jepet online me fillim në ora 17:00.

Exit mobile version