UBT News

Mbahet gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës

Sot, me fillim nga ora 09:00, në Gjykatën Themelore të Prishtinës mbahet seanca e gjykimit në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës, një prej krimit më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Më 27 prill 1999, në fshatin Mejë të Gjakovës u vranë 376 persona brenda pak orëve, në atë që konsiderohet si ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe e luftës së viteve 1998-1999.

Gjatë këtij operacioni të planifikuar, forcat serbe bllokuan të gjitha rrugët dytësore duke lënë të hapura vetëm dy akse në drejtim të Mejës. Në orët e hershme të mëngjesit, njësitet e ushtrisë serbe, policia, “beretat e kuqe”, paramilitarët dhe personat e maskuar rrethuan zonën dhe grumbulluan djemtë e burrat e moshave 15 deri në 60 vjeç.

Në këtë sulm u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës, ku forcat serbe ekzekutuan shtëpi për shtëpi të gjithë meshkujt e ndalur. Asnjë nga të ndaluarit atë ditë nuk arriti të dilte i gjallë nga Meja.

Pas përfundimit të luftës, një pjesë e trupave të masakruar u gjetën nëpër varreza masive në Kosovë dhe Serbi, ndërsa një pjesë e tyre vazhdojnë të mbeten ende të zhdukur. /E.A/

Exit mobile version