Maurizio Sarri ka vendosur të japë dorëheqje nga Lazio si pasojë e formës së dobët të ekipit.
Lazio morën humbjen e tyre të 12-të të këtij sezoni në Serie A të hënën në mbrëmje nga Udinese, me rezultat 2-1 në ‘Stadio Olimpico’.
Presidenti i klubit, Claudio Lotito dhe drejtori sportiv Angelo Fabiani vendosën ta thërrasin skuadrën në një kamp stërvitor, duke dashur që gjërat të ndryshojnë përpara 10 ndeshjeve të fundit të sezonit.
Ata janë ende në garë për Coppa Italia, ku do të përballen me Juventusin në gjysmëfinale muajin e ardhshëm.
Siç raportohet nga Fabrizio Romano, ‘Calciomercato.com’ dhe ‘La Lazio Siamo Noi’, Sarri ka vendosur të largohet nga Lazio dhe ka komunikuar vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen, duke lënë menjëherë postin në klub.
Trajneri italian pati një takim të tensionuar me skuadrën pas humbjes së fundit, ku u përpoq të kuptonte rënien e tyre./UBTNews/