UBT News

Matthew McConaughey tregon historinë e të vrarëve në Uvalde, bën thirrje për kontroll të armëve

Aktori Matthew McConaughey dha një fjalim emocional të martën në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa rrëfeu ngjarjet e atyre që vdiqën si pasojë e të shtënave me armë në një shkollë fillore në Uvalde të Teksasit muajin e kaluar, dhe bëri thirrje për më shumë kontroll të armëve.

McConaughey, vendas i Uvaldes, tha se ai dhe gruaja e tij, Camila Alves, kaluan shumicën e kohës javën e kaluar me familjarët e atyre që u vranë në vendin e tij të lindjes. Ai tregoi fotografitë e veprës së tyre artistike dhe kishte marrë me vete këpucët Converse jeshile që një vajzë i mbathte çdo ditë dhe që u përdorën për të identifikuar trupin e saj pas të shtënave. Ai tha se duhej të tregonte historitë e tyre si dëshmi se si duhet të ndërmerren veprime të menjëhershme pas vdekjes tragjike të 19 fëmijëve dhe dy mësuesve në shkollën fillore Robb, muajin e kaluar.

“E dini se çfarë donte secili prej këtyre prindërve, çfarë na kërkuan? Çfarë secili prind veç e shprehu në mënyrën e vet mua dhe Camilës? Që duan që ëndrrat e fëmijëve të tyre të jetojnë. Që duan që ëndrrat e fëmijëve të tyre të vazhdojnë. Ata duan ta bëjnë humbjen e jetës të rëndësishme”, tha McConaughey.

Ai tha se tani ekziston një “dritare mundësie” për të miratuar një reformë kuptimplotë të legjislacionit për armët./UBTNews/

Exit mobile version