Mattel prezantoi të martën versionin e saj të parë të kukullës barbie që përfaqëson të prekurit me sindromën down.
Kjo kukull është pjesë e linjës Mattel Barbie Fashionistas, e cila synon t’u ofrojë fëmijëve një pamje tjetër të bukurisë dhe të luftojë stigmën rreth paaftësisë fizike.
Më herët Barbie ka prezantuar një kukull me këmbë protetike, një me aparate dëgjimi, një tjetër që vjen me një karrige me rrota dhe një kukull me sëmundjen e lëkurës vitiligo, e cila ndikon që pjesët e lëkurës të humbasin pigmentin e tyre.
Për modelin e ri, Mattel ka bashkëpunuar ngushtë me National Down Syndrome Society për formën, tiparet, veshjet, aksesorët dhe paketimin e kukullës, për t’u siguruar që ajo përfaqëson një person me sindromën down./UBTNews/