Matt Damon ka refuzuar rolin kryesor në filmin e James Cameron, “Avatar”, nga i cili mund të merrte 10% të përfitimeve.
Gjatë një eventi në Filmin e Kanës të premten, aktori kujtoi që Cameron i ofroi rolin kryesor në filmin fantastiko-shkencor, filmi me fitimet më të larta të të gjitha kohërave.
“Do të shënojë histori. Kurrë s’do të takoni ndonjë aktor që refuzoi kaq shumë para si unë”, deklaroi ai, ndërsa njoftoi se e refuzoi ofertën për shkak se nuk i përshtatej orari i xhirimeve.
Vazhdimi i filmit “Avatar” do të jetë në dhjetor të vitit 2022. Në ndërkohë, Damon do të shfaqet në filmin e zhanrit triller “Stillwater”, i cili u shfaq premierë në Kanë të enjten dhe do të dalë në kinema më 30 korrik./UBTNews