Juan Mata mund të largohet nga Manchester Unitedi gjatë janarit.
Mesfushori spanjoll nuk po gjen hapësira në ekipin e Ole Gunnar Solskjaerit. Dhe, veterani ofanziv dëshiron të luajë më shumë në vitet e fundit të karrierës.
Për këtë, ai po e mendon largimin nga “Old Trafford”, sapo të hapet afati kalimtar i janarit.
Matas edhe ashtu do t’i skadojë kontrata me “Djajtë e Kuq” gjatë verës që vjen dhe do të jetë lojtar i lirë.