UBT News

Masat kundër COVID- 19, ndalohen vizitat e familjarëve për të burgosurit

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se si masë kundër COVID-19 është vendosur që të ndalohen vizitat familjare për të gjitha kategoritë e të burgosurve.

Po ashtu nga nesër janë ndaluar edhe fundjavat për të dënuarit nëpër institucionet korrektuese.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të pandemisë në vend, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të burgosurve dhe stafit, merr vendim që nga data 22 janar 2021, të ndërmarr këto veprime të përkohshme për zbatimin e masave kundër COVID-19: Ndalimin e vizitave familjare për të gjitha kategoritë e të burgosurve; Ndalimin e vikendeve për të dënuarit nëpër institucionet korrektuese; Ndalimin e vizitave në lokalet e veçanta; Aplikimin e sistemit virtual të komunikimit “Skype” për të burgosur për të mundësuar kontaktet me familjet, sipas rutinës së përcaktuar nga Institucioni; Lejimin e numrit të shtuar të thirrjeve telefonike gjatë kësaj periudhe; Pastrimi i rrobave për të paraburgosur do të organizohet në Institucione”, thuhet në komunikatën e ShKK.

Nga këto masa përjashtohen, Institucioni i Avokatit të Popullit; Mbrojtësit (avokatët) në rastet kur gjykimi është në zhvillim./KosovaPress/

Exit mobile version