Mako, princesha e Japonisë u martua me partnerin e saj, Kei Komuro – duke humbur kështu statusin e saj mbretëror.
Sipas ligjit japonez, anëtaret e familjes perandorake humbasin statusin e tyre pas martesës me një “person të rëndomtë”, megjithëse nuk vlen edhe për meshkujt.
Mako gjithashtu anashkaloi ritet e zakonshme të një martese mbretërore dhe refuzoi një ndihmë që u ofrohet femrave pas largimit nga familja mbretërore. Është e vetmja anëtare e familjes mbretërore që refuzoi të dyja.

Çifti do të zhvendoset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas martesës, ku Komuro punon si avokat./UBTNews