UBT News

Martohet për të pestën herë Roger Waters

Rokeri i grupit “Pink Floyd”, Roger Waters njoftoi të enjten se u martua për herë të pestë. Roger Waters u martua me gruan e tij të pestë, Kamilah Chavis, në pronën e tij në New York, të cilën e bleu në vitin 2010 për 16.2 milionë dollarë.

Kamilah dukej bukur në fustanin e bardhë dhe po shkëlqente derisa Waters ia vendosi unazën në gisht.

Roger – vlera neto e të cilit thuhet të jetë 310 milionë dollarë, sipas Celebrity Net Worth, zbuloi në një intervistë të vitit 2018 se ai u takua me Kamilah disa vjet më parë në një nga koncertet e tij, duke shpjeguar se ata kishin qenë çift për “disa vjet”./UBTNews

Exit mobile version