UBT News

Martohet Julian Assange

Krijuesi i Wikileaks, Julian Assange u martua me partneren e tij në një burg të sigurisë së lartë në Londër.

Assange dhe Stella Moris u martuan të mërkurën në burgun e Belmarshit, ku po mbahet që nga viti 2019.

Çiftit iu dha leja për t’u martuar vitin e kaluar dhe në ceremoni morën pjesë katër të ftuar, si dhe dy dëshmitarë dhe dy roje.

Assange është në burg ndërsa autoritetet amerikane kërkojnë ta ekstradojnë atë për t’u përballur me gjyqin për akuzat për spiunazh. Ai kërkohet për publikimin e mijëra dokumenteve të klasifikuara në lidhje me luftërat në Afganistan dhe Irak./UBTNews/

Exit mobile version